Zbuloni Ujëvarat e Tiranës
Tirana është e bekuar me bukuritë natyrore që gjenden ne rrethinat e saj, me pamje fantastike. Në rrethinat e Tiranës gjenden të fshehura disa ujëvara mahnitëse, ku vite më parë shumë pak i dinin se ekzistonin. Më e njohura prej tyre është Ujëvara e Shëngjergji. Në ju njohim më poshtë me ujëvarat që duhet t’i vizitoni.
Ujëvara e Shengjergjit
Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëgjin, të komunës Shëngjergj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë e mirë. Kjo ujëvarë deri para gjashtë vitesh, rrinte “e fshehur” mes maleve dhe përveç banorëve të zonës, askush nuk e dinte ekzistencen e saj. Ndërsa vitet e fundit është kthyer në destinacionin më të kërkuar të pranverë-verës nga adhuresit e natyrws. Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen. Ajo ka një lartësi rreth 30 metra të dukshme dhe gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe dhe më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja është mbizotëruese. Ne pranverë dhe në vjeshtë ajo ka një bukuri mahnitëse, nga llojshmëria e ngjyrave.
Ujëvara e fshehtë e Përroit të Murdharit
Kjo është një nga ujëvarat më të veçanta të këtij përroi, por dhe më e veçanta në llojet e ujëvarave. Kjo për faktin se ajo rrjedh në brendësi të malit. Uji i përroit kalon me shtratin e tij brenda në thellësi të malit dhe krijon atje një ujëvarë me lartësi rreth 7-8 metra. Vendi ku bie është pothuaj në erresirë përveç pjesës nga futet lumi që lejon dritën të hyjë. Banorët e zonës e quajnë “Hurdha e Zezë” (Pellgu i Zi). Për të arritur deri atje shtegu është pak i vështirë dhe i rrëshqitshëm. Pamja e saj është mbresëlënëse dhe mistike. Nuk mungojnë edhe legjendat lokale për këtë vend.
Ujëvara e Kakunjës
Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Kakunjë. Ndryshe ajo njihet edhe si ujëvara e Shkëmbit të Askolajt. Ajo ka një lartësi rreth 8-9m dhe përroi ku ndodhet është pjesë e degëve që furnizojnë lumin e Zhullimës. Ujëvara është përherë me ujë por në momente të pranverës dhe vjeshtës pas shirave ka me shumë prurje. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana në Baldushk deri në fshatin Kakunjë. Nga atje më pas procedohet në këmbë deri tek ujëvara.
Ujëvara e Besh-Livadhit
Kjo ujëvarë ndodhet në përroin që kalon pranë fshatit Besh-Livadh. Ajo ka një lartësi mbi 10 metra dhe në stinën e pranverës ka prurje të mëdha uji. Shkëmbinjtë ku kalon janë shtresëzore dhe duken si pllaka të vendosura me dorë njëra mbi tjetrën. Ujëvara është e fshehur në një oaz të gjelbër bimësie dhe nuk është e thjeshtë për t’u gjetur. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana deri në fshatin Besh pranë Shkallës së Tujanit.
Other News to Read
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë
Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri
Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…
Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave
Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…
Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…