Udhëtim me biçikleta drejt natyrës dhe traditës së Farkës

Një udhëtim me biçikleta nga Tirana në Farkë është ideal nëse jeni duke kërkuar këtë lloj aventure në fundjavë. Ne ju rekomandojmë këtë tur për shkak të afërsis me qytetin e Tiranës. Ky është një udhëtim që do t’ju njohi jo vetëm me pamjen piktoreske të fshatit por edhe me traditën e tij. Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin Farkë e ka marrë nga farkëtar si fshati i farkëtarëve. Ky fshat i bukur dhe i qetë nuk është shumë larg qytetit metropolitan të Tiranës.

Udhëtimin ju sugjerojmë ta nisni nga Liqeni Artificial i Tiranës nëpër koristë e reja të biçikletave dhe vazhdoni drejt panoramës së bukur të fshatit. Pasi të arrini në qendrën e fshatit, bëni një vizitë në poçerinë e vjetër të fshatit “Poçeria Plaku”, ku artist i poçerive ju mirëpret në punishten e tij.

Poçeria, tradita e vjeter tiranase

Poçeria është një nga shpikjet më të vjetra të njerëzimit, që daton që nga koha e Neolitit. Poçeria behët me anë të baltës, rërës dhe ujit duke i dhënë formë me anë të duarve dhe i pjek në një temperaturë të lartë për të ruajtur rezistencën dhe fortësin. Njerëzit e këtij fshati e kanë patur si traditë para shumë vitesh dhe vetëm disa familje e kanë ruajtur ende edhe sot. Poçeria është një art që nuk ka nevojë për makineri, por vetëm duart e një artisti për ti dhënë formë baltës. Poçeritë përdoren për të ruajtur ujin e ftohtë, për të bërë grosh dhe për gatuar ushqime të shijshme. Tava e Dheut është një pjatë tradicionale e Tiranës, e cila është e përberë nga mish i viçit, qepë, gjize dhe erëza të ndryshme.  Pasi përbërësit janë përzier, vendosen në tavën e dheut dhe piqen në furrë. Cilësia e veçantë e tavës është se e bën ushqimin më të shijshëm dhe i mban temperaturën e lartë shumë gjatë. Këto dhe shumë sekrete do t’ju tregoj artisti i poçerisë.

Vreshtat

Pas kësaj ju sugjerojmë të vizitoni dhe vreshtarinë dhe kantinën e verës “Shehi”. Vreshtaria është në pronësinë e pesë vëllezërve. Familja e tyre do t’ju dedikohet dhe t’ju shërbej verën e tyre të mirë, të shoqëruar me produkte të freskëta të fshatit. Një nga gjërat fantastike të udhëtimit me biçikletë është se mund ndaloni dhe të bisedoni dhe banorët e fshatit. Pasi të keni vizituar poçerinë dhe kantinën e verës pushoni pranë liqenit të bukur të Farkës.

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bësh në Korrik në Tiranë

Mirë se vini korrik! Është koha për t’u zhytur në thelbin e verës: Tirana është destinacioni më i…

Çfarë të bësh në Qershor në Tiranë

Mirësevjen Verë! Qershori është muaji i parë i verës dhe ndoshta muaji më i populluar në Tiranë. Qytetarët nxitojnë…

Udhëtim me biçikleta drejt natyrës dhe traditës së Farkës

Një udhëtim me biçikleta nga Tirana në Farkë është ideal nëse jeni duke kërkuar këtë lloj aventure në…

Subscribe to our Newsletter!