Përjetoni eksperiencat më të bukura në tetor në Tiranë

Tetori është muaji ku ngjyrat e vjeshtës shpërthejnë. Nisin shirat, bien gjethet, pastaj dielli shkëlqen dhe moti ngrohet sërish, duke e bërë Tetorin si muajin ku mund të bësh dhe plazh ose të strukesh diku në një mjedis të ngrohtë. Në këtë muaj ju ftojmë të vizitoni Tiranën për të shijuar gjithë ngjyrat e saj. Por është dhe muaji i eventeve të mëdha, ku dominon Maratona e Tiranës.

Me fillimin e vitit të ri akademik, studentë nga e gjithë Shqipëria vërshojnë drejt Tiranës, dhe qyteti popullohet më shumë se kurrë. Tetori është një muaj i jashtëzakonshëm për aktivitete në natyrë, ecje, ngjitje në destinacionet e afërta natyrore. Parqet e Tiranës transformohen nga të gjelbërta në një përzierje magjepsëse të ngjyrës së arit, së kuqes dhe së verdhës, duke krijuar kështu “një tapet” me nuancat më të bukura të natyrës.

Evente në Tetor

Tetori sjell shumë aktivitete dhe evente të këndshme për të gjithë.

Aktivitetet më të zakonshme gjatë këtij muaji përfshijnë ekskursionet dhe shëtitjet në natyrë, mes gjetheve të rëna gjithandej. Gjithashtu gjatë fundjavave, ju mund të organizoni një piknik ose të eksploroni fshatrat pranë Tiranës. Një event i shumëpritur është Maratona e Tiranës 2024, e planifikuar në 20 tetor. Është eventi kryesor vjetor sportiv në Tiranë, që pritet të tërheqë me qindra pjesëmarrës, kryesisht nga brezi i ri.

Përveç Maratonës, ka edhe shumë evente muzikore që priten me padurim, sidomos nga të rinjtë. Tirana ka përqafuar kohët e fundit trendin e muzikës rave dhe tekno, kështu që me tetorin vijnë edhe koncerte Tekno si “Street Rave: Tekno gjermane pushton Tiranën” dhe “Rave Til the Grave”.

Organizohen gjithashtu dhe  javët kulturore, të cilat j’u japin mundësinë të eksploroni një mori ekspozitash e galerish arti, si dhe të përjetoni traditat e vendeve të ndryshme.

Ture brenda qytetit

Tetori është padyshim muaji ideal për të përjetuar përvoja të reja, autentike gjatë stinës së vjeshtës.  Duke qenë se moti është ende i favorshëm, shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u përfshirë në ture që do të thellojnë njohuritë tuaja mbi traditat dhe historinë tonë. Mos e humbisni turin tonë artizanal të vajit të ullirit gjatë sezonit të vjeljes së ullinjve. Kjo është një mundësi e artë për të parë procesin e prodhimit të vajit të ullirit nga afër, si dhe për të marrë pjesë në aktivitetin e vjeljes së tij. Bashkohuni me ne për një nga eksperiencat më të paharrueshme të këtij muaji.

Nëse jeni të apasionuar mbi ndryshimet strukturore të qyteteve gjatë viteve, mund të mësoni informacione të vlefshme mbi arkitekturën tonë përmes turit të arkitekturës komuniste apo turit të vilave të vjetra.

Tetori është gjithashtu periudha më e mirë  për të nisur turin me biçikletë, i cili të jep mundësinë të përjetosh nga afër pamjet e mrekullueshme që të ofron Tirana.

Ture jashtë qytetit

Tetori është muaji perfekt për të vizituar vende ku natyra dhe tradita bëhen bashkë. Vetëm 8 km nga qendra e Tiranës, do të zbuloni fshatin e Farkës. I vendosur në zemër të fshatit është liqeni mahnitës i Farkës, i cili të ofron një panoramë të papërshkrueshme.

Përveç fshatit të Farkës, ne rekomandojmë gjithashtu dhe shumë ture të tjera ditore në Petrelë, Pezë, Shpellën e Pëllumbasit, si dhe në zona të tjera përreth. Një udhëtim në këto zona është në mbështetje të komuniteteve lokale dhe u lejon atyre të presin turistë. Mos harroni të ndaloni të konsumoni një kafe apo dhe një ushqim në këto zona, të ndieni mikpritjen rurale dhe të shijoni ushqime e bëra në shtëpi. Për ne, promovimi i turizmit të qëndrueshëm është i rëndësishëm, sepse i ofron të ardhura komunitetit dhe nuk e ndot mjedisin.

Ku të hash

Kulinaria e Tiranës ofron një gamë të pasur shijesh, duke filluar nga shijet tradicionale shqiptare e deri te ushqimet italiane dhe aziatike. Për një eksperiencë autentike, provoni gatimet e shkëlqyera tradicionale që ofron Ballkoni i Dajtit apo Veranda TEG/QTU.  Dëshironi një poke apo disa sushi? Mos shkoni më larg se AMO Sushi, ku ju pret mjeshtëria e kuzhinës aziatike.  Të apasionuarit pas ushqimeve të detit mund të darkojnë në Habitat Restaurant, i cili është i njohur dhe për guzhinën italiane që plotëson më së miri opsionet e shkëlqyera të ushqimeve të detit. Por nëse doni të keni një udhëtim të paharrueshëm ku të merrni shijet më pikante të kuzhinës italiane, Morsi premton një përvojë të jashtëzakonshme. Dhe mos harroni të shijoni disa koktejle gjatë kohës që jeni atje. Të jeni të sigurt që nuk do të pendoheni!

Shëndeti mbi të gjitha!

Për një përvojë jashtëzakonisht qetësuese dhe të vërtetë të masazhit tajlandez, duhet të vizitoni Sawasdee Thai Massage. Terapistët e tyre profesionistë dhe mjaft mikpritës garantojnë t’ju bëjnë të ndiheni plotësisht të relaksuar dhe të rigjallëruar me gamën e tyre të ndryshme të teknikave të masazhit.

Ruani buzëqeshjen perfekte me Klinikën Dentare Jolla, destinacioni kryesor për të gjitha nevojat tuaja dentare. Nga kontrollet rutinë e deri te trajtimet kozmetike, ata mendojnë për gjithcka. Vizitoni sot Klinikën Dentare Jolla dhe përjetoni ndryshimin!

 

Mos harroni të merrni pjesë në konkursin sezonal në rrjetet sociale #TiranaAutumn2024, që përfundon më 30 nëntor. Mund të jeni ju fituesi!

Shijoni vjeshtën në Tiranë!

Tags:

Share this article

Other News to Read

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë

Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri

Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…

Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave

Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…

Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë

Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…

Subscribe to our Newsletter!