ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
Chocoalb janë çokollatat e para artizanale në Shqipëri. Gjithçka nisi me idenë për të përfaqësuar Shqipërinë me një kuti çokollate. U perzgjodhen 10 qytetet më turistike të Shqipërisë dhe produktin e tyre unik, si fiku, portokalli, speci, boronica, trëndafili, rrushi, ulliri, kumbulla dhe me secilën prej tyre prodhuam një çokollatë apo truffle unike.
Kutia Premium përmban 20 çokollata artizanale përgatitur me mjeshtëri nga çokolatieri i kompanisë. Janë 10 qytete/zona të Shqipërisë dhe në kuti gjenden nga dy çokollata për sejcilin qytet. Shihni më poshtë përmbajtjen e sejcilës praline, përfaqësuese të një qyteti të caktuar.
1. Tirana – vaj ulliri kokërrbardhë dhe 60% çokollatë e zezë
2. Gjirokastra – lajthi visoke dhe 39% çokollatë qumështi
3. Berati – fik i thatë Roshniku dhe 72% çokollatë e zezë
4. Durrësi – verë e kuqe Shesh i Z dhe 60% çokollatë e zezë
5. Vlora – me kripë Narte dhe 36% çokollatë karamel
6. Përmeti – petale trëndafili rozë dhe 30% çokollatë e bardhë
7. Korça – spec i kuq djegës dhe 72% çokollatë e zezë
8. Shkodra – boronicë nga Malësia e Madhe dhe 72% çokollatë e zezë
9. Saranda – portokall Borshi 58% çokollatë e zezë
10. Dibra – kumbulla e thatë e Shumbatit dhe 72% çokollatë e zezë
Vera
Kutia me 16 çokollata artizanale është produkti i dedikuar stinëve. Të katra stinët janë të bukura në Shqipëri dhe në këtë seri do të kemi : verën, pranverën, vjeshtën dhe dimrin me peizazhe dhe ngjyra nga e gjithe Shqiperia. Chocolab Summer, përmban 16 pralina unike 4 për sejcilin nga 4 qytetet bregdetare të Shqipërisë dhe me shijen e produktit të tyre unik.
Vjeshta
Përjetoni shijet e pasura të Shqipërisë në këto 16 pralina, të frymëzuara nga bukuria e vjeshtës në qytetet e saj ikonike. Energjia e gjallë e Tiranës me vajin e ullirit të bardhë, sharmi i përjetshëm i Beratit me fiqtë e thatë, joshja historike e Gjirokastrës me lajthinë Visoke dhe qetësia natyrore e Përmetit me Petalet e Trëndafilit
Dimri
Zbuloni elegancën e dimrit të Shqipërisë me 16 pralina, 4 shije: speci i kuq djegës i Korçës dhe çokollata e zezë); Pasuria e qetë e Gjirokastrës (me lajthi dhe çokollatë qumështi Visoke), ëmbëlsia e egër e Shkodrës (me boronicat e Malësisë së Madhe dhe çokollata e zezë) dhe shija e thellë e Dibrës (me kumbulla të thata Shumbati dhe çokollatë e zezë)
Kutia Festive
Kjo është kutia me nëntë zemra të mbushura me dashuri, me tre shije origjinale çokollate: çokollatë e bardhë me vija të kuqe të mbushura me shije trëndafili, çokollatë qumështi me shije lajthie dhe çokollatë e zezë me piper djegës. Kjo kuti mund të personalizohet sipas nevojave tuaja.
Ju mund të zgjidhni shijen tuaj të preferuar, dhe ato ju ofrohen ne zemra me çokollatë. Dizajni gjithashtu mund të personalizohet me logon dhe markën tuaj.
Shkronjat çokollatë
ChocoAlb prodhon edhe shkronja çokollate të bëra me 200 gr çokollatë qumështi. Janë dhuratat ideale të ditëlindjes për të dashurit tuaj!
Tags:
Other News to Read
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë
Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri
Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…
Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave
Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…
Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…