Çfarë të bësh në Tiranë në Janar 2024

Ndiheni pak dembel për të filluar Vitin e Ri?

Janari konsiderohet muaji i zymtë, sepse moti është gri dhe i ftohtë dhe njerëzit udhëtojnë më pak, pasi kane shpenzuar shumë para për të festuar fundvitin. Pas gjithe vrullit të dhjetorit, njerëzit duan të shijojnë mjediset e ngrohta, të mos lëvizin shumë. 

Çfarë mund të bëni në Tiranë nëse jeni duke udhëtuar këtë muaj?

Filloni mirë Vitin e Ri me një filxhan kafe në mëngjes në kafenetë tona të vogla të bukura. Ecni, kryesisht nga liqeni, por dhe  zonat rreth shtëpive tuaja, pasi ju bën mirë për të tretur dhe gjithë ushqimet e konsumuara gjatë festave të fundvitit.

Atmosfera festive me dekorime në sheshin Skënderbej do të vazhdojë deri në dhjetëditeshin e parë të janarit. Ortodoksët festojnë 6-7 janar Krishtlindjet e tyre ortodokse. Në Tiranë kemi një komunitet të konsiderueshëm ortodoks që feston. Kështu që Festa e vitit të Ri mbyllet zyrtarisht pas këtyre festimeve. 

Ne sugjerojmë që planet tuaja të udhëtimit të fillojnë me një sërë aktivitetesh outdoor të tilla si ture në këmbë dhe turne me biçikletë.

Këtu janë disa nga turet që ne sugjerojmë. Të gjithë muzetë do të jenë të hapur gjatë muajit janar. Mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar, Shtëpinë e Gjetheve, çdo ditë përveç të hënave, qe gjithe muzeumet shteterore jane pushim.

Mali i Dajtit është gjithmonë një aventurë e madhe në çdo stinë. Zakonisht në janar bie borë në malin e Dajtit, kështu që ju mund të shijoni një udhëtim me teleferik dhe shumë aktivitete në mal. 

Restorantet jane thuajse atraksion ne Tirane, pasi ofrojnë kuzhinën më të mirë, kështu që ju mund të zgjidhni çdo ditë një vend të mirë për të ngrënë në Tiranë.

Sugjerimet tona jane: Terra Restaurant, Habitat Restaurant, Veranda dhe Amo Sushi në Teg, Ballkoni i Dajtit, etj

Eventet jane te pakta ne dy javet e para te janarit dhe kryesisht nisin në fund të muajit, ju lutemi përditësohuni përmes faqes sonë të internetit www.visit-tirana.com

Shijoni Janarin, pasi cmimet do jene me te lira, dhe te hoteleve dhe te restoranteve. Eshte nje mundesi per te shijuar qytetin pa shume njerez. 

Tags:

Share this article

Other News to Read

Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe

Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe si dhe përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe kundër gjithë shteteve…

Kush janë shqiptarët sipas Edith Durham

Pasardhës të arianëve të parë dhe të ilirëve, trakëve apo epirotëve të kohës klasike, – shqiptarët janë raca…

Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë- ekspozitë nga 21 Tetor ne 17 Nentor, 600 libra dhe harta…

Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit

Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit. Historia e Flamurit tone

Subscribe to our Newsletter!