Çfarë të bësh në Qershor në Tiranë

Mirësevjen Verë! Qershori është muaji i parë i verës dhe ndoshta muaji më i populluar në Tiranë. Qytetarët nxitojnë për të përfunduar punën dhe projektet e fundit para se të nisin pushimet. Është muaji i fundit i vitit akademik, ndaj qyteti është mbushur plot me studentë. Nga ana tjetër, turistët preferojnë muajt e verës që te vizitojnë Shqipërinë. Tirana është më e vizituar në qershor, ndërsa në korrik dhe gusht qyteti është më i qetë, sepse njerëzit shkojnë drejt bregdetit.

Ç’të bësh në Qershor?

Muaji nis me festat për fëmijë, Ditën e Fëmijëve, 1 Qershor. Nëse jeni me fëmijë, nga sheshi Skënderbej në liqenin e Tiranës, shumë evente do t’u kushtohen fëmijëve, si shfaqje, piktura, muzikë etj. \

Javët Ndërkombëtare Kulturore vazhdojnë në qershor me javët e Italisë (2-8 qershor), Izraelit (9-13 qershor) dhe Brazilit (21-29 qershor). Eventet dhe traditat kulturore të këtyre popujve do të shfaqen me zhanre të ndryshme, në ambiente të hapura, në teatro, në shfaqje muzikore etj. Shikoni më shumë këtu: JKN

Evente të tjera mund t’i ndiqni në Teatrin e Operës dhe Baletit, i cili ka një kalendar të plotë shfaqjesh për të gjithë muajin, ose nëse jeni adhurues i Shfaqjeve Teatrore, në ArTurbina ka shfaqje të përditshme për të parë.

Ku të shkoni?

Kete muaj duhet patjeter te eksploroni turizmin ne natyre ose turizmin e aventures. Tirana ka një rrethinë të bukur të gjelbëruar dhe ju sugjerojmë të eksploroni fshatrat Petrele, Baldushk, Farkë apo Vaqarr. Mund të shikoni natyrën dhe të gjeni një restorant agroturizmi për të shijuar ushqimet më të mira shqiptare. Na besoni, kudo që të shkoni nëpër Tiranë, agroturizmi është menyra me e mire per te marre shijen me te mire te kulinarise tone. Ne cdo fshat mund te gjeni restroante shume te mira. Mali i Dajtit është gjithmonë opsioni më i mirë në natyrë. Mos harroni të vizitoni Parkun e Aventurave dhe të kënaqeni duke luajtur atje.

Pishinat?

Epo, është koha për t’u freskuar në ujërat përreth Tiranës. Mund të shkoni me lumë, në lumin Erzen, ose në plazhin e Durrësit, gjithashtu 30 minuta larg Tiranës. Por gjithashtu mund të eksploroni shumë pishina jashtë apo edhe në qytet, si Aquadrom.

Turizmi kulturor

Ju sugjerojmë të vizitoni Muzeun e Ushtrisë në Berzhitë këtë muaj. Është një koleksion fantastik i historisë sonë të ushtrisë dhe një zonë e bukur për t’u eksploruar.

Ture të tjera që ne sugjerojmë janë eksperiencat autentike të tilla si Mesojme vallet Popullore, Jeto si vendasit; përvojat e qëndisjes dhe Turin e verës dhe Rakise.

 

 

Mos harroni te konkuroni per Tirana Photo Festival me te gjitha fotot autentike qe do beni gjate ketij muaji. Afati i Aplikimit eshte deri me 28 Qershor

Share this article

Other News to Read

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë

Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri

Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…

Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave

Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…

Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë

Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…

Subscribe to our Newsletter!