Çfarë të bësh në Maj në Tiranë

Tirana tashmë është plot me uristë. Pranvera është periudha më e mirë për të vizituar Tiranën dhe cdo kush mund te shohe se rruget e qytetit jane plot me turiste te kombesive te ndryshme. Në maj preferohet pjesa jashte Tiranes, kryesisht ne fundjave. Njerezit levizin ne periferi ne atraksionet dhe fshatrat e gjelber, ose ne restorantet agroturistike. 

Meqe qendra e qytetit thuajse mbipopullohet, ne permes ketyre rekomandimeve do u sugjerojme turisteve te tjera atraksione per tu shperndare dhe per te pare me shume nga qyteti yne.

Eventet ne maj

Maji vjen edhe me evente të mëdha dhe të bukura. Duke filluar nga 1 Maji, që është Dita e Punëtorëve dhe në Tiranë është gjithmonë një ditë e bukur për festa familjare dhe pikniqe.

Në datën 1 Maj do të nisin edhe Javët Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, të cilat konsiston në shumë aktivitete që zhvillohen nga maji deri në tetor nga vende të ndryshme, duke sjellë kulturën e vendeve te tjera ne Tirane.

Ditën e 6 majit, ortodoksët festoojne Pashket, festime qe ndihen në Tiranë dhe qytete të tjera, si në Korçë e Shkodër. Muaji vazhdon me Colour Day Festival deri më 18 maj, një festival unik shumë i pëlqyer nga të rinjtë. Këtë vit do të mbahet në sheshin Skënderbej.

Nga data 16-26 maj, Cloud Festival tek Instalacioni REJA  do të sjellë muzikë, teatër dhe shfaqje të përditshme nga artistë të ndryshëm.

Tiranathlon është një tjetër ngjarje sportive vjetore që do të mbahet më 26 maj

Jashte Tiranes

Merrni teleferikun dhe shkoni në malin e Dajtit. Përveç malit dhe aktiviteteve të tjera, si ecja dhe kalërimi, mund të shijoni parkun e aventurës, i cili do të jetë i hapur në fillim të majit. Është trend jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.

Atraksione të tjera, si Syri i Ciklopit ose Shpella e Pellumbasit, janë të bukura në maj. Gjithashtu, Kalaja e Petrelës dhe zona të tjera, si Peza apo Preza, kanë peisazhe dhe atraksione te bukura natyrore dhe kulturore

Mund të ngjiteni në liqenin e Bovillës ose te shkoni pranë lumit Erzen, të shijoni restorantet e shkëlqyera të agroturizmit jashtë qytetit, apo edhe pishinat e shumta që fillojnë të hapin dyert në ditët e ngrohta të majit.

Plazhi i Durrësit është gjithmonë një zgjedhje, vetëm 30 minuta larg Tiranës.

Kultura

Mos harroni të merrni një hartë të Tiranës dhe të vizitoni shumë atraksione kulturore, si kisha, xhami dhe vende arkeologjike. Sigurisht që qendra e qytetit është një domosdoshmëri për këdo që viziton qytetin për herë të parë, por përveç muzeve në qendër të qytetit dhe bulevardit kryesor, ka shumë gjëra të tjera për të parë në Tiranë.

 

Bëni foto nga Tirana dhe ndajini ato me ne duke përdorur hashtagun #tiranaspring2024. Mos harroni të merrni pjesë në konkursin më të madh të fotografisë të vitit, TiranaPhotoFestival2024.

Tags:

Share this article

Other News to Read

Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe

Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe si dhe përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe kundër gjithë shteteve…

Kush janë shqiptarët sipas Edith Durham

Pasardhës të arianëve të parë dhe të ilirëve, trakëve apo epirotëve të kohës klasike, – shqiptarët janë raca…

Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë- ekspozitë nga 21 Tetor ne 17 Nentor, 600 libra dhe harta…

Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit

Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit. Historia e Flamurit tone

Subscribe to our Newsletter!