Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë
Pas janarit të ftohtë dhe të zymtë, pothuajse të gjithë mezi presin shkurtin. Disa janë të emocionuar për të festuar ditën e Shën Valentinit, dhe disa presin me padurim sepse është muaji i fundit i dimrit. Kjo është koha e pranverës së hershme kur dashuria dhe romanca lulëzojnë. Një nga shenjat e para të pranverës së hershme është lulëzimi i freskët i luleve të mimozës, një pamje e bukur dhe e mrekullueshme për t’u parë.
Shkurti është muaji i dashurisë, ndaj jepini sa më shumë dashuri dhe ngrohtësi partnerit dhe të afërmve tuaj. Qyteti do të zbukurohet me zemra kudo, veçanërisht në qendër. Ndërkohë, baret dhe restorantet po pergatisin menu dhe oferta të reja për të tërhequr çiftet që festojnë.
Një datë e rëndësishme është 11 shkurti, kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920. Këtë vit Tirana do të mbushë 104 vjet si Kryeqytet i Shqipërisë. Këto data vendimtare janë kujtuar gjithmonë me ngjarje të ndryshme në kryeqytet. Pjesë e festimeve do të jetë edhe një event i hapur në Tiranë e titulluar: Qyteti shumëngjyresh me ekspozitë të fotografive të Tiranës në vite, poezi dhe aktivitete të tjera në sheshe të ndryshme të qytetit.
Çfarë mund të bëni në shkurt?
Shijoni natyrën
Natyra është falas. Dilni sa më shpesh në natyrë dhe jepini vetes qetësi. Tirana ka shumë parqe dhe hapësira ku mund të bëni shëtitje, çiklizëm ose relaksim, si Parku i Liqenit Artificial, Liqeni i Farkës, Liqeni i Kasharit, etj. Ne ofrojmë disa turne me biçikletë, veçanërisht turne me biçikletë në qytet, Turne me biçikletë në Park, ose Turne me biçikletë në Farkë.
Mali i Dajtit dhe Mali i Gropës janë dy destinacionet që vizitohen në këtë periudhë të vitit për shkak se janë të mbuluara me borë. Mund të qëndroni në Balkoni i Dajtit për një drekë të mirë dhe të shijoni pamjen spektakolare të qytetit.
Eventet e shkurtit në Tiranë
Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur programin e tij artistik. TKOB ka kënaqësinë të mirëpresë në 20 vjetorin e krijimit të Korit të Filarmonisë së Kosovës, një koncert madhështor që do të mbahet më 2 shkurt. Gisele është një nga baletët më të bukur, e cila rikthehet në skenën e TKOB nga data 5-7 shkurt.
Në 11 shkurt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbahet koncerti i Vesa Lumës.
Teatri Kombëtar do të vijë në ditët e para të shkurtit, nga data 31 janar deri më 4 shkurt, me shfaqjen Testamenti në Air Turbina.
Më 11 shkurt do të jetë 104-vjetori i Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë. Shumë aktivitete nga mëngjesi deri në mbrëmje do të organizohen nga Bashkia e Tiranës.
Më 14 shkurt, Dita e Shën Valentinit do të festohet kudo në qytet, nga sheshet kryesore deri te baret dhe restorantet.
Atraksionet e muajit
Ne rekomandojmë dy muzetë këtë muaj: Muzeu ose Galeria Postare dhe Muzeu i Shkencave të Natyrës. Muzeu i parë ka pulla poste unike, dhe gjithe historine e postes shqiptare nis që nga qeveria e parë e Ismail Qemailit.
Muzeu i Shkencave të Natyrës do t’ju tregojë botën e specieve dhe kafshëve unike të Shqipërisë, disa aq të rralla sa nuk mund t’i gjeni në asnjë pjesë të botës. Ky muze do të tregojë se sa i pasur është biodiversiteti i Shqipërisë, e cila përbëhet nga 30% e gjithë Florës së Europës dhe 42% e gjithë faunës së Europës.
Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mbani mend se më 29 shkurt përfundon Konkursi i Fotove #TiranaWinter2024, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag
Tags: Visit Tirana, February in Tirana
Other News to Read
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë
Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri
Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…
Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave
Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…
Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…