Çfarë të bëni në Nentor 2023 në Tiranë
Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku.
Vizita nëpër muzeume dhe galeri arti janë një ide e mirë për të kaluar kohën dhe parë gjëra interesante. Ndërsa fundjavave mund të bëni arratisje të shkurtra drejt rrethinave të Tiranës për të shijuar vjeshtën nëpër fermat agroturistike në Baldushk, Shëngjergj, Surrel etj.
Historical dates
Datat e rëndësishme
28 nëntor
28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
29 nëntor
29 nëntori është dita e Clirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 111 vjetori i pavarësisë dhe 79 vjetori i Clirimit të vendit.
Dita e Clirimit te Tiranes 17 nëntor
Kanë kaluar 79 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.
Panairi i Librit 15-19 nëntor 2023
Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.
Panairi organizohet në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09.00 deri në orën 20.00
Hyrja falas!
Plot e përplot aktivitete të tjera që priten të organizohen nga Bashkia e Tiranës.
Evente te tjera
Nentori nis me AllWeb, konferenca vjetore digjitale, edicioni i 14 ne Tirane. Eventi zhvillohet me 2 nentor
Koncerti i Elsa Lila, Finalmente Elsa, me 1 nentor ne Pallatin e Kongreseve
Street Food Festival zhvillohet nga 15 deri 20 nentor
Other News to Read
Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe
Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe si dhe përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe kundër gjithë shteteve…
Kush janë shqiptarët sipas Edith Durham
Pasardhës të arianëve të parë dhe të ilirëve, trakëve apo epirotëve të kohës klasike, – shqiptarët janë raca…
Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë- ekspozitë nga 21 Tetor ne 17 Nentor, 600 libra dhe harta…
Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit
Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit. Historia e Flamurit tone