Çfarë të bëni në Dhjetor 2023 në Tiranë
Epo, është koha më e bukur e vitit. Tregu dhe pema e Krishtlindjeve, dekorimet dhe jeta e natës shpërthejnë në Tiranë gjatë kësaj kohe. Si cdo vit, tregu i Krishtlindjeve do të jetë në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vendi kryesor i të gjitha festimeve dhe eventeve.
Pema e Krishtlindjes do të ndizet në ditët e para të dhjetorit dhe do të zbukurohet e gjithë qendra e qytetit dhe lagjet.
Baret dhe restorantet po shërbejnë ushqimin dhe koktejet më të mira. Ne shqiptarët na pëlqen të festojmë të gjitha ditët festive, ndaj atmosfera në sheshin Skënderbej do të jetë e paharrueshme. Në shesh do të gjeni gjithçka që dëshironi, duke përfshirë muzikë, ushqim, kafe, libra dhe suvenire.
Ku të shkoni gjatë ditës
Muzetë janë të hapur deri në ditët e fundit të dhjetorit. Ju mund të shijoni kulturën dhe historinë dhe të rezervoni turnet që dëshironi. Ju sugjerojmë të bëni turne me biçikletë nëpër parkun e Liqenit të Tiranës dhe të shijoni shëtitjet nëpër qytet.
Nëse dëshironi të arratiseni nga qendra e qytetit, mali i Dajtit është rekomandimi ynë i parë. Merrni teleferikun dhe për 15 minuta do të jeni në malin më të lartë të Tiranës. Aty mund të shijoni shumë gjëra: borën, një eksperiencë kalërimi, ushqim të shijshëm, tenis ose ecje në shtigjet në Parkun Kombëtar të Dajtit. Mund të qëndroni edhe dy ditë e më shumë në hotelin Belvedere dhe të shijoni borën në këtë zonë.
Ndersa në Tiranë, ju rekomandojmë një qëndrim në Hotel dhe Restorant Habitat, Marriot Tirana dhe Terra Restaurant, ose nëse dëshironi të shkoni në Teg (Tirana East Gate), ju rekomandojmë restorantet e Verandës dhe Amo Sushi për ata që preferojnë ushqimin sushi.
Në zonën e Bllokut do të gjeni Pica Turtle për të gjithë dashamirët e picës. Shijoni një ëmbëlsirë te Reka Pasticeri në vende të ndryshme të Tiranës.
Megjithate, tradita e Vitit te ri eshte shume e vecante ne Shqiperi. Tryeza shtrohet me ushqimet me te mira, dhe mbreti i tryezes eshte Gjeli i Detit me pershesh, si dhe Bakllavaja. Per me shume lexo ketu
Për eventet, ju lutemi kontrolloni databazën tonë të eventeve në Tiranë.
Ejani dhe shijoni me ne periudhën më të bukur të vitit. Shqiptarët dinë të festojnë! Shfaqja e fishekzjarrëve në sheshin Skënderbej do të mbyllet këtë vit, duke shpresuar për më të mirat në 2024!
Tags: Tirana lifestyle, Visit Tirana
Other News to Read
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë
Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri
Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…
Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave
Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…
Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…