Ujevara e Shengjergjit Tirane

  • Ujëvara e Shëngjergjit është një tjetër pasuri natyrore e Tiranës.

    Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëgjin, të komunës Shëngjergj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë e mirë.

    Kjo ujëvarë deri para gjashtë vitesh, rrinte “e fshehur” mes maleve dhe përveç banorëve të zonës, askush nuk e dinte ekzistencen e saj.  Më pas u eksplorua nga guidat e ndryshme që operojnë në Tiranë. Sot ajo është kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik me shenja orientuese.

    Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen. Ajo ka një lartësi rreth 30 metra të dukshme dhe gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe dhe më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja është mbizotëruese. Ne pranverë dhe në vjeshtë ajo ka një bukuri mahnitëse, nga llojshmëria e ngjyrave.

    Shengjergj Village

    +00355692078552

    https://www.facebook.com/VisitTirana/

    Home

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!