Tur me biçikletë në Tiranë

  • Ky tur me bicikletë do t’ju prezantojë me qytetin e Tiranës, atraksionet kryesore dhe historinë e saj, duke shijuar një xhiro të këndshme me bicikletë. Është i ngjashme me turin duke ecur në Tiranë, por mund të bëhet në më pak kohë dhe me një xhiro të bukur shtesë rret Parkut Të Madh.

    Turi do të fillojë tek vend i marrjes së bicikletave me qera, nga ku do të drejtohemi drejt ndalesës sonë të parë, Sheshit Skënderbe, për të parë të gjitha ndërtesat këtu (Pallatin e Kulturës, Bankën Kombëtare, Xhaminë Et’hem Bej, Sahati (opsion për tu ngjitur) dhe Muzeun Kombëtar). Pas kësaj ne do të vazhdojmë xhiron tonë drejt Pazarit të Ri dhe më pas drejt bulevardit kryesor të Tiranës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

    Së bashku këtu do të ndalojmë te Reja, do kalojmë lumin Lana dhe do të shohim pikën e Postbllokut dhe Sheshin Nënë Tereza. Destinacioni i rradhës është Parku i Madh i Tiranës, ku do të çiklojmë përreth liqenit (opsionale) dhe do të shijojmë natyrën e bukur. Në kthim drejt pikës së fillimit ne do të shohim gjithahtu dhe vilën e Enver Hoxhës në zonën e Bllokut. Turi me bicikletë është ideal për cdokënd që dëshiron të ketë një përshtypje të parë rreth Tiranës dhe të mësojë dicka për historinë e saj, mbi një bicikletë. Bashkohuni me ne nëse doni të shihni Tiranën në një perspektivë tjetër.

    Tirana, Rr Myslym Shyri

    ++355692078553

    https://www.facebook.com/VisitTirana

    https://www.instagram.com/visit_tirana/

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Book the tour one week in advance

    Contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!