Tirana me makine

  • Udhëtimi me makinë në Shqipëri tani është opsion i mirë për të eksploruar vendin, pasi rrugët janë përmisësuar ndjeshëm. I vetmi problem mund të jenë radhët e gjata në pikat kufitare. Kryesisht pikat kufitare me Greqinë përjetojnë radhë të gjata në kohë festash apo gjatë sezoneve turistike. Pikat e Kapshticës dhe Kakavijës janë të hapura 24 orë. Qafe Botë afër Konispolit dhe Tre urat afër Përmetit janë hapur deri ne 22.00

    Nga Maqedonia, Qafe Thanë janë pikat kryesore kufitare, ndërsa pika e Tushemishtit është më e qetë. Së bashku me vendkalimin kufitar Bllacë afër Peshkipisë ato janë të hapura deri ne 22.00. Gorica që kalon pranë Liqenit të Prespës është e hapur deri ne 19.00

    Nga Kosova, mund të kaloni më shpejt nga Qafë Morina dhe Qafë Prush. Ndërsa nga Mali i Zi mund të kaloni nga Hani i Hotit dhe Muriqani.

    Tags:

    Subscribe to our Newsletter!