Teatri i Metropolit
Teatri i Metropolit ose Teatri i Tiranës u krijua në 2008. Ai është pjesë e Qendrës Kulturore të Tiranës, që përfshin: Teatri Metropol, Ansamblin Folkorik “Tirana”, Bandën e Qytetit, Qendrën TEN, kinema “Agimin” dhe kinema “Laprakën”. Fokusi i Qendrës Kulturore është që t’i të ofroje kryeqytetit eksperienca artistike cilësore dhe të larmishme, duke u krijuar hapësirat e nevojshme artisteve të të gjitha brezave, duke nxitur dhe mbështetur krijimin, realizimin dhe interpretimin e veprave cilësore shqipëtare.
Në tërë aktivitetin dhe veprimtarinë e saj QKT mbështet vlerat e kulturës dhe të artit kombëtar, si dhe vlerat më të mira të kulturës dhe të artit botëror, për të ofruar edukim dhe argëtim për të gjitha shtresat dhe grupmoshat të shoqërisë.
Ky teatër është i hapur për talente e reja. Teatri Metropol ka 2 salla të mëdha me kapacitet 220 persona, një bibliotekë me libra të huaj dhe shqiptarë.
Misioni i këtij teatri është të sjellë në skenë vlera artistike të shfaqjeve ndërkonbëtare dhe kombëtare
Rr. Ded Gjo Luli, (prapa Muzeut Kombetar),Tiranë
–
–
contact@visit-tirana.com