Sophie Café

  • Sophie Cafe “Kafe e shijshme, me shije italiane”.

    Sophie Cafe është një dyqan kafeje ku mund të gjeni pije të ndryshme të ngrohta dhe të ftohta, të gjitha llojet e kafeve dhe kek të shijshëm. Thjesht duhet të gjeni vendin ku të uleni dhe mund të shijoni kafen tuaj në qetësi. Dyqani i kafesë është i vendosur në zona të njohura të Tiranës, në qender në Bllok, te sheshi Wilson etj.

    Sophie Cafe çdo mëngjes është i mbushur me klientët e përhershëm që porositin kafen e tyre të preferuardhe e marrin me vete në vendin e tyre të punës. Por, njerëzit të cilët jo vetëm duan të pijnë një kafe por duan t’a shijojnë atë preferojnë të ulen dhe ta pinë me qetësi në lokal. Ah po, mos u habisni nësë do të shihni njerëz, zakonisht vajza të reja që bëjnë foto të pijes së tyre të preferuar dhe e postojnë në Instagram, kjo është diçka mjaft e zakonshme këtu. Surpriza e Sophie është një letër që shoqëron kafen, e cila përgjithësisht është një kompliment, një urim, apo një suprizë e këndshme. Njerëzit shpesh më shumë i kënaqen komplimentit se kafes. Thjesht është psikolgjike për të nisur ditën bukur.

    Rr. Ibrahim Rugova, Tirana, Albania

    Mirë se vini

    contact@visit-tirana.com

    Opening hours

    6.00AM-22PM

    Subscribe to our Newsletter!