Shpella e Pëllumbasit- tur në grup
Eksploroni mrekullitë natyrore dhe rëndësinë arkeologjike të Shpellës së Pëllumbasit, vendbanimi më i lashte i faktuar në Tirane, duke nisur nga 50 mije-30 mije vite.
Shpella e Pellumbasit, e njohur edhe si Shpella e Zezë, daton në periudhën e Paleolitit. Shijoni pamje spektakolare të Shpellës së Zezë dhe Kanionit të Erzenit.
Udhëtimi nga Tirana në fshatin Pëllumbasi për 35 minuta. Pasi të jeni në Pellumbasi, filloni ecjen drejt destinacionit tuaj.
Shijoni pyllin, lumin Erzen dhe malin e Dajtit nga shtegu i shënuar. Ecja në shpellë zgjat rreth 1 orë. Ne futemi brenda shpellës për të filluar eksplorimin dhe për të parë stalagmitet dhe stalaktitet e saj unike me ndihmën e dritave te dores, pasi mjedisi eshte i pandricuar.
Shpella qëndron 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel 70-80 metra të gjatë. Thuhet se është një nga vendbanimet më të hershme parahistorike në zonë.
Pasi të eksploroni shpellën, zbrisni në fshat dhe:
Opsioni 1: Qershor – Shtator: do të shkoni me makinë 10 minuta në lumë për të notuar dhe freskuar pas shëtitjes
Opsioni 2: Tetor – Maj: do të ecni poshtë fshatit për të parë një pjesë të lumit dhe kanionit (Noti nuk lejohet)
Pas kësaj kthehemi në Tiranë.
Përfshihet:
Guida turistike anglisht
Transporti me furgon me kondicioner
Marrja dhe zbritja nga hoteli/akomodimi juaj që ndodhet në Tiranë
Helmeta dhe dritat
Të gjitha tarifat e hyrjes
Pellumbas Village Tirana
++355692078553
https://www.facebook.com/VisitTirana
https://www.instagram.com/visit_tirana/
contact@visit-tirana.com
Cdo dite
Njoftoni ju lutem nje dite para udhetimit
Cmimi varet nga madhesia e grupit, por fillon nga 50 euro per person
Madhesia e grupit: 1-15 Persona