Shijojmë dhe mësojmë mbi produktet e ullirit
Një eksperiencë unike që duhet ta provojë vendas e i huaj që viziton Tiranën.
Guida do t’ju pres në pedonalen “Murat Toptani” për të vazhduar rrugën drejt Kalasë së Tiranës, ku në dyqanin Subashi Oil Shop na pret vetë pronarja për të na njohur me produktet dhe varietet autoktone të ullirit.
Pjesëmarrësit do të ftohen të ndjekin 4 nga aktivitetet e mëposhtme, ku secili do të krijoj me duart e tij produkte të ndryshme.
Aktiviteti 1: Përzgjedhim erëza e preferuara dhe përzieji në shishen me vaj ulliri, për të përftuar një vaj ulliri të aromatizuar.
Aktiviteti 2: Do të prodhoni një produkt kozmetik me vaj ulliri dhe përbërës të tjerë që i ofroni Dyqani. Mund të prodhoni locion për fytyrën, trupin dhe për duart.
Aktiviteti 3: Krijojmë pate, me krem ulliri, të cilin mund ta konsumoni në dyqan ose ta merrni me vete
Aktiviteti 4: Pirografi në drurin e ullirit. Teknika e pirografisë është një teknikë që përfshinë vizatimin dhe gjdhendjen duke djegur siparfaqen e objektit prej drurit të ullirit. Ju mund të krijoni një produkt duke shënuar iniciailet tuaja ose një dedikim duke përdorur teknikën e pirografisë.