Qendra Boterore e Bektashinjve

  • Qendra botërore e Bektashinjve ndodhet në periferi të Tiranës, dhe përbëhet nga një Teqe impresionuese me një museum fantastik dhe të pasur në katin e parë dhe një dyqan të vogël dhuratash për vizitorët që duan të blejnë suvenire të këtij sekti.

    Teqeja është e zbukuruar fund e krye me mozaikë mermeri me forma dhe ngjyra të mrekullueshme. Urdhëri bektashian është një sekt i dervishëve që ndërthur elementë të degëve islamike Shia dhe Sufi në një bashkim unik të besimit dhe filozofisë islamike.

    I ndaluar nga autoritetet otomane në 1826, Urdhëri Bektashian u rishfaq në shekullin e 19 deri sa u nxorr jashtë ligjit nga Mustafa Kemal Ataturk në 1923, ngjarje që e zhvendosi selinë e tyre në Shqipëri në 1925.

    Restuarimet e fundit të kësaj qendre botërore fetare përfunduan dhe inaugurimi u bë në 8 shtator 2015 në praninë e drejtuesve të të gjithë besimeve fetare në Shqiperi, perfaqësive të komuniteteve myslimane nga Ballkani, Europa dhe me gjerë. Shqipëria njihet në mbarë botën si vend me tolerancë fetare.

    Rr. Dhimiter Karmada

    +0673088271

    HOME

    seliaeshenjte@gmail.com

    Subscribe to our Newsletter!