Postblloku Tiranë
Memoriali “Postbllok” është një vepër e ndërtuar nga ish i dënuari politik dhe intelektuali Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi.
Postbllok është një vepër monumentale me qëllim kujtimin dhe mos-harresën e krimeve dhe vuajtjeve të shkaktuara nga diktatura komuniste në Shqipëri. Instalacioni Postbllok, u inaugurua më 26 Mars 2013 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Instalacioni Postbllok është vendosur pranë shtatores së Ismail Qemalit, në afërsi të vilave të ish-Bllokut komunist, në lulishten në të djathtë të ish-vilës së Mehmet Shehut.
Monumenti Postbllok përbëhet nga tre objekte të ndryshme. Nga disa shtylla betoni të marra nga Burgu i Spaçit i njohur si “Auzhvici” shqiptar, ku vetë Fatos Lubonja kaloi një pjesë të jetës së vet si i dënuar politik. Shtyllat e betonit që shërbenin si përforcim në galeritë e Spaçit, në të cilën punonin të burgosurit, janë të renditura njëra pas tjetrës.
Objekti i dytë është një bunker, që është simboli i vërtetë i diktaturës komuniste shiptare.
Objekti i fundit është një copë nga Muri i Berlinit. Copa nga Muri i Berlinit simbolizon izolimin shiptar nga pjesa tjetër e botës. Copa e murit është dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës.
Bulevardi Deshmoret e Kombit