Piramida e Tiranës

  • Piramida e Tiranës është tashmë atraksioni më i veçantë në Tiranë, i cili tashmë mund të quhet simboli i historisë së komplikuar të Shqipërisë. Piramida u ngrit si mauzoleum i ish-diktatorit Enver Hoxha me arkitektë vajzën e tij Pranvera dhe bashkëshortin e saj Klement Kolaneci. Ndërsa sot është një qendër argëtuese dhe inovative.

     

    Një strukturë në formën e një piramide ose në formën e një shqiponje me krahë të hapur kur shihet nga një distancë e cila ndodhet në mes të Bulevardit kryesor të qytetit, pranë Kryeministrisë. Piramida, pasi përjetoi shumë histori, nga muzeu i Enver Hoxhës, tek Qendra e Panairit, teatri, qendra kulturore, lokali dhe diskoteka, studio televizive në dhjetë vitet e fundit ishte pothuajse në prag të degradimit dhe të papërdorshme. Disa herë në parlamentin shqiptar ka pasur debate të forta për ta shkatërruar apo jo, pasi një pjesë e të përndjekurve nga regjimi i Enver Hoxhës e quajtën simbol të komunizmit që duhet shkatërruar tërësisht. Por shkatërrimi i tij u ndal edhe nga protestat e shumta të qytetarëve që nuk duan që të shkatërrohet asnjë histori e qytetit.

    E lënë në gjendje të rënduar, Piramida iu dha për ndërtim AADF-së, e cila kontraktoi studion me famë botërore MVRD. Tani Piramida e ka ruajtur bazën e saj, por është bërë më moderne dhe me shumë kuti të vogla shumëngjyrëshe të shpërndara përreth duke u kthyer në një hapësirë argëtimi për komunitetin. Sot, piramida përdoret për konferenca, seminare në studio, qendra teknologjike si Tumo, por edhe qendra argëtimi, bare dhe restorante. Shkallët i japin publikut mundësinë të zotërojë monumentin, pra të qëndrojë mbi simbolin e diktatorit, si dhe ta shikojë qytetin me një sy të ri. Pas ngjitjes në majë të piramidës, një platformë e veçantë ju lejon të shijoni një panoramë të plotë të qytetit.

    8RFC+7J, Rruga Dervish Hima 21, Tirana 1001, Shqipëri

    PROJEKTI

    Subscribe to our Newsletter!