Parku Kombëtar i Dajtit
Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës (1611 metra i lartë). Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventure të mrekullueshme. Një udhëtim mbresëlënës dhe i këndshëm që ia vlen për pamjen që të ofron. Për 13 minutash udhëtim ju mund të ngjiteni në majën e malit nga ku do të shihni një pamje panoramike të qytetit, fshatra, pyje, bunkerë, shtëpi dhe gjithë rrethinat.
Është një vend perfekt për t’u relaksuar dhe për të thithur ajër të pastër dhe larg zhurmave të Tiranës. Ju mund të shkoni në restorante, të shijoni ushqimin e shijshëm, ose të qëndroni në park të bëni një piknik me miqtë apo familjarët. Ky park është atraktiv gjatë gjithë stinëve, por kryesisht në verë, për freskine qe ofron dhe në dimër kur Mali mbulohet nga bora.
Përfundimisht Mali i Dajtit është një nga destinacionet më të mira për të vizituar ndërsa jeni në Tiranë.
Tags: Dajti Mountain Tirana, Dajti Cable car Tirana, What to do in Dajti Mountain, hiking Dajti Mouantin Tirana, Climbing Dajti Mountain Tirana, Dajti Adventure park Tirana, Dajti Minigolf Tirana, Dajti Restorant Tirana, Ballkoni i Dajtit restaurant, Dajti Belvedere Hotel Tirana, National Park in Tirana, Things to do in Dajti Tirana, What to do in Dajti Tirana, Nature in Tirana
Dajti National Park
https://www.facebook.com/DajtiEkspres
https://www.instagram.com/dajtiekspres/
https://dajtiekspres.com/
E hapur cdo dite
E Marta mbyllur
Bileta e teleferikut për një person është 14 euro një drejtim është 7 euro per femije eshte 6 euro Me makinë private Largësia: 40 minuta nga Tirana