Pallati i Brigadave Tirane

  • Hyrja për në Pallat fillon me një kopsht gjigand të rrethuar me pemë të larta. Parku Mbretëror është një magji më vete, me skulptura mitologjike nëpër kopshte, sipas stilit të Tempullit të Muzave. Për të gjithë admiruesit e natyrës, ky vend ishte ideal për soditur lulet shumëngjyrëshe, apo lulet në formë spirale.

    I ndërtuar në vitin 1936 me kërkesë të Mbretit Zog I, Pallati Mbretëror u braktis nga Mbreti ende pa përfunduar. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte të përfunduar. Në vitin 1941 arkiketët italianët filluan ta rindërtonin dhe aty u vendosë shtabi qendror i ushtrisë italiane. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Aty përvec se kanë qendruar dhe qendrojnë presidentët e vendit dhe stafet e tyre, gjithashtu organizohen mjaft festa dhe ceremoni zyrtare. Në 8 Tetor 2016, në ambientet e Pallatit Presidencial u organizua dasma e Lekes II me znj. Elia Zaharia.

    Stili arkitekturor

    Pallati dallohet për stilin racionalist. Është i veçantë në llojin e tij, jo vetëm në vend, por edhe në krahasim me arkitekturën fashiste, duke përfshirë edhe vetë Italinë. Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30 -’43. Parku Mbretëror ka një sipërfaqe prej 74 ha. Në zona të ndryshme ka shatërvane, galeri skulpturash, kopshte me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit.

    Rëndësia e këtij pallati qëndron në faktin se gjithcka aty është ruajtur perfekt nga ndërhyrjet e njerëzve. Madje dhe pemët janë origjianale sic jane mbjellë 80 vite më parë, po kështu dhe bimësia në kopësht. Gjithcka brenda, muret, tavanët, dhomat janë ruajtur shkëlqyer, por gjithsesi kanë nevojë për një rivlerësim dhe restaurim pasi fshehin një potencial të madh të trashëgimisë shqiptare. Në udhëtimin tonë të parë do të preferonim një guidë për të na treguar rëndësinë e Pallatit dhe cdo objekt të tij. Ndoshta mënyra më e mirë do të ishte që njerëzit të ishin të drejtuar dhe orientuar dhe jo thjesht të shëtisnin nëpër kopësht e kudo. Lajmi i mirë është se Tirana tashmë ka një tjetër destinacion të rëndësishem për të tërhequr turistët

    Rruga e Elbasanit 58, Tirana 1019, Albania

    Home

    kontakt@dshq.gov.al

    Subscribe to our Newsletter!