Muzeu i grave në Tiranë

  • Muzeu i Gruas është një rrëfim i historisë së grave shqiptare nëpërmjet ngjarjeve të njohura dhe të panjohura. Gruaja në këtë muze udhëton në kohë që prej antikitetit dhe shfaqet nëpërmjet objekteve, dokumentave e fotove drejt qellimit që muzeu ka: te zbuloje sa më mirë rolin e femrës në shoqëri, familje, në monologun me veten dhe dialogun me burrin.

    Veshjet, objektet personale, çantat dhe kapelat, janë një zbulim i këndshëm për ata që nuk njohin Shqipërinë e viteve ’20-’30, ndërsa dokumenta dhe botime të ndryshme tregojnë se historia e intelektualeve të vërteta ka nisur edhe përpara krijimit të shtetit shqiptar.

    Në sipërfaqen e vogël të një apartamenti të ndërtuar ne vitet ’60, vizitorët do të zbulojnë një botë të madhe të pasionit, krijimtarisë dhe forcës së grave.

    Muzeu i kushton një rëndësi të vecantë edukimit; fëmijët e shkollave dhe të rinjtë janë gjithmonë të mirëpritur jo vetëm si vizitorë por edhe si debatues mbi cështjet e rolit të gruas në shoqëri.

    Muzeu i Gruas (MiG), është iniciative individuale e Elsa Ballaurit, gazetare, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe koleksioniste.

    Rr. “Myslym Shyri”, p. 44, shk. 4/37. Tiranë

    +355682023950

    https://www.instagram.com/mig_albania/

    Home

    el.ballauri@gmail.com

    E hene– E Premte 10:00 – 17:00,

    E Shtune 10:00 – 16:00,

    E Diele mbyllur

    Bileta 500 Leke

    Subscribe to our Newsletter!