Monumenti i Pavarësisë
Ky monument ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor, dhe është inaguruar në 28 Nëntor 2012. Ai simbolizon një shekull pavarësi të shtetit shqiptar. Monumenti është 6.5 metra i larte dhe 5.5 metra i gjerë, dhe peshon 15 tonë. U krijua nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas nga Austria. Monumenti është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftra të vështira.
Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë. “Ajo ka dy forma qe së bashku krijojnë një kullë të hapur nga lart. Një pjesë është tavani, dhe pjesa tjetër dyshemeja. Nëse i bashkoni krijohet një kullë drejtkëndëshe. Në vështrim të parë vizitori krijon përshtypjen e represionit, izolimit të popullit shqiptar në vite, ndërsa dyshemeja i bën jehonë lirisë dhe pavarësisë- thote artisti Obrija duke shpjeguar dhe idenë e kësaj statuje.
Ky simbol është gjithashtu një mirënjohje ndaj heronjve që kanë luftuar për pavarësinë e Shqipërisë.
Statuja e Ismail Qemalit, njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke ngritur flamurin në Vlorë në 28 Nëntor 2012, ndodhet në të njëjtin Bulevard, pak metra më tej, afër Monumentin Postbllok.
Rruga Myslym Shyri, Tiranë, Albania