Instalacioni ‘Reja’ Tirane
Instalacioni ‘Reja’ e artistit japonez Sou Fujimoto është një vepër arti monumentale dhe një hapësirë moderne për jetën kulturore në Tiranë. Që prej vitit 2017 “Reja” ka shërbyer si një hapësirë për eventet kulturore dhe artistike në kryeqytet.
Pavioni është një strukturë delikate tri-dimensionale. Secila njësi përbëhet nga shufra të holla çeliku, në drejtkëndësha me përmasa 800 mm dhe 400 mm. Struktura formon një thurje të çrregullt e gjysmë të tejdukshme, e cila, në të njëjtën kohë, i mbron vizitorët nga elementët, por edhe i lejon ata të mbeten pjesë e peisazhit. Gjurma e ndërtesës është 350 metra katrore dhe pavijoni do të ketë dy hyrje.
Një seri tarracash të shkallëzuara do të krijojnë mundësinë për t’u ulur brenda “Resë”, çka do ta lejojë pavionin që të përdoret si hapësirë shoqërore fleksibël e shumë-funksionale.
Boulevard of Martyrs, Tirana, Albania
https://www.facebook.com/rejatirana
https://www.facebook.com/rejatirana
http://www.reja.al/
info@reja.al