Viti Zero- Ekspoite nga Gazmend Leka

GAZMEND LEKA

“VITI ZERO”

Inagurimi / 09 Tetor / Ora: 19.00

Kohëzgjatja / 09 Tetor – 29 Tetor 2024

Kurator / Ermir Hoxha

Në fillim u quajt: ‘‘Viti Zero‘‘. Të tjerë tituj erdhën më pas. U përmend aty viti i mallkuar, më pas viti i tmerrshëm, i Djallit, apo edhe Apokalipsi. Të gjithë mund të ishin. Të gjithë ishin të përshtatshëm. Por në fund natyrshëm zuri vend ai, ‘‘Viti Zero‘‘; si për ta heshtur kërkimin dhe për ta kthyer atë përsëri në pikën Zero. Ashtu si nevoja e tij për një fillim të ri, a një fund përfundimtar.
Viti Zero i Gazmend Lekës, është një mozaik tragjedish të jetuara në dekadat e fundit. Si i tillë, ai është një imazh i njohur për shumë prej nesh. Një imazh ngjethës, në kufijtë e mos-arsyes, ku logjika i la vendin marrisë, ndërsa kaosi mbretëronte bashkë me ndjellazinjtë

Galleria Fab, Tirana

09/10/2024 – 29/10/2024

19:00

Subscribe to our Newsletter!