Takim për librin “Procesi” nga Franz Kafka
Një takim për të folur rreth “Procesi” nga Franz Kafka më 24 Shtator, ora 18:30 në ambientet e Qendrës DUA.
Libri rrëfen historinë e Jozef K., një burrë i zakonshëm që një mëngjes arrestohet papritur dhe akuzohet për një krim që nuk i shpjegohet kurrë.
Ndërsa Jozefi përpiqet të kuptojë akuzat dhe të mbrojë veten, ai përballet me një sistem gjyqësor absurd, burokratik dhe të paarsyeshëm.
Romani trajton tema si absurditeti dhe fuqia e pakufizuar e institucioneve, duke reflektuar mbi ndjenjën e pafuqisë dhe pakuptimësisë që ndonjëherë përjetojmë përballë autoritetit.
Një pasdite mes miqsh & librave . Ju mirëpresim!
Qendra DUA
24/09/2024 – 24/09/2024
18:30