PËRHERËSI- ekspozitë nga piktori i njohur Naxhi Bakalli

Në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog, është shpalos një pjesë e xhevahirit të veprave të krijuara ndër dekada të piktorit Naxhi Bakalli, në ekspozitën e titulluar “Përherësi”, kuruar nga Jetona Koçibelli.

“Ka një asketizëm dhe një romantizëm në figurën e Naxhi Bakallit që e bën atë një personalitet, një personazh dhe një njeri jashtëzakonisht të veçantë.” – është shprehur Kryeministri Edi Rama, në çelje të kësaj ekspozite, e cila do të qëndroj e hapur për publikun deri më  31 dhjetor 2024.

Ekspozita sjell 74 vepra të piktorit, një përzgjedhje nga krijimtaria e disa dekadave të artisti, ku pjesë është dhe tabloja “Kur yjet mbushin qiellin”, një nga veprat e rëndësishme të tij. Ekspozita përmban vepra të krijuara me një stil piktorik simbolik, duke u mbështetur në artin tradicional dhe folklorik. Për shkak të tablosë “Kur yjet mbushin qiellin”, në vitin 1969, kur në Shqipëri u asgjësuan kishat e xhamitë, piktori Naxhi Bakalli u la në hije.

E konsideruar nga kritika zyrtare si e papranueshme, artisti e pranoi këtë në heshtje. Për 33 vite asnjë punë e tij nuk është shfaqur nëpër ekspozitat e kohës.

Vizatimet e artistit kane taban popullor dhe perfshijne vallet shqiptare, si ajo e Tiranës, Dropullit, Kukësit, etj, qëndismat e grave tona, motivet e xhubletës deri tek ornamentet e nënshtresat shekullore. Gruaja është gjithashtu motiv i shpeshtë në tablonë e tij.

Mjaft me interes janë edhe vizatimet për legjendat dhe gojëdhënat tona. “Si ato që paraqesin “Gjergj Elez Alinë”, “Kështjellën e Rozafës”, “Tomorri dhe Shpiragu”, “Sopoti” e të tjera”.

Rreth artistit

Naxhi Bakalli lindi në Tiranë, në vitin 1937. Mësimet e para për artin i mori në liceun artistik. Në vitin 1957 u diplomua në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Në vitin 1961 iu dha e drejta për të studiuar në Institutin e Lartë të Artit, ku si student i shkëlqyer u diplomua në pikturë dhe filloi të punonte si mësues në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë.

Ekspozita e tij e parë ishte në vitin 1991, në Galerinë Kombëtare të Arteve të Tiranës, me 170 vepra me piktura, në teknikën grafikë dhe skulpturë. Prej vitit 1971 ishte ilustrues i shumë librave, ku një prej tyre ishte “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, nga Ismail Kadare. Në vitin 1980, Bakalli fitoi Çmimin e Parë të Republikës me muralen “Përballimi”, i cili gjendet në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Krujë.
Piktori Naxhi Bakalli është marrë edhe me dizajnin e pullave postare. Ai me shumë sukses e ka pasuruar fondin e filatelisë shqiptare, duke dhënë kontribut të madh në këtë shkencë mbi pullat postare.

E hapur ne COD, nga e Hena ne te Premte  ⏰ 09:30-14:00 / 17:30-20:30

E shtune 09:30-12:00.

COD – Center for Openness and Dialogue

12/11/2024 – 31/12/2024

10:00

Subscribe to our Newsletter!