“Nata e Dymbëdhjetë”- komedi romantike në Tiranë
Me regji të Justin Anderson, komedia romantike “Nata e Dymbëdhjetë” (frymëzuar nga “Twelfth Night”, e William Shakespear) do të shfaqet në “Metropol Theatre” më 31 tetor në orën 19:00.
Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e Shekspirit, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme, dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601. Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë , sepse i mungon dashuria e Olivias , një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije…
Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme.
“Metropol Theatre” dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi, duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.
Ju ftojmë të rezervoni biletat tuaja në numrin
Metropol Theatre, Rruga Ded Gjo Luli 1001 (Tirana)
31/10/2024 – 31/10/2024
19:00