“Kërcimtari Fluturues, Rexhep Çeliku”

 

Në nderim të mjeshtrit të valles popullore, Rexhep Çeliku – “Nderi i Kombit”🏅

✨Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell për artdashësit koncertin “Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku, Nderi i Kombit”, një homazh për trashëgiminë e tij të vyer në artin e valles popullore.
📆Më datë 19 shkurt, ora 19:00

🥁Me interpretimin e Orkestrinës, Grupit të Valleve dhe Grupit Vokal të Ansamblit Popullor, solistëve dhe me pjesëmarrjen e veçantë të bilbilit të muzikës popullore, Irini Qirjako, këngëtares së mirënjohur të Ansamblit Popullor Fiqirete Kapo dhe solistit të Ansamblit “Shota” të Kosovës, Besnik Grajcevci.

👉🏻Ky koncert do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Çeliku, bazuar në repertorin e tij artistik, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, si dhe momente nga jeta dhe karriera e tij, me vlerësime nga personalitete të ndryshme.

🎶Një mbrëmje emocionuese për të nderuar një nga figurat më të shquara të valles popullore shqiptare!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

 

National Theater of Opera and Ballet

19/02/2025 – 19/02/2025

19:00

Subscribe to our Newsletter!