“International Jazz Festival 2024” në Tiranë

“International Jazz Festival 2024” fton turistët dhe vendasit, nga data 24 deri në 26 tetor, të festojnë të gjithë së bashku zhanrin më magjepsës të muzikës, që është Jazz.

Me pjesët e tij të pavdekshme muzikore, gjatë edicionit të XIII të këtij Festivali, grupe vendase dhe të huaja do të marrin pjesë në disa workshope, të organizuara nga instrumentistë të huaj të Jazz-it. E gjithë kjo do të kurorëzohet me një koncert, ku do të përfshihen performancat më të mira të çdo artisti pjesëmarrës.

Qëllimi i projektit është të mbështesë muzikën Jazz dhe muzikantët në Shqipëri, një rrymë e veçantë muzikore në të gjithë vendin, por shumë shpesh e harruar.

Ky festival do të jetë një mundësi për të prezantuar grupe të reja muzikore me audiencën ndërkombëtare dhe, në të njëjtën kohë, për të pasuruar dhe gjallëruar perceptimin e muzikës Jazz në Shqipëri.

Salla Black Box, Universiteti i Arteve (Tirana)

24/10/2024 – 26/10/2024

20:00

Subscribe to our Newsletter!