Festivali i Verës 2024
Për të pestin vit radhazi, Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe organizojë Festivalin e Verës dhe Vreshtave në kryeqytet.
Organizimi i këtij festivali vendor synon të nxisë agroturizmin në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe prodhimet organike vendase si vera e prodhuar në zonë. Kultivimi i vreshtave dhe prodhimi i verës në këtë rajon është bërë traditë. Veprimtaria do të shoqërohet nga një mini-Panair që paraqet prodhime vreshtash dhe lloje të ndryshme verërash. Do të përfshihen të gjitha prodhimet bujqësore dhe nënproduktet e rrushit. Restorantet nga zonat përreth dhe kryeqyteti do t’i paraqesin pjatat e tyre me ushqim tradicional. Duke u bërë traditë, kjo ngjarje jo vetëm promovon prodhimet vendase por edhe të gjithë rajonin si një atraksion turistik.
Prezë, Tirana
17/09/2024 – 17/09/2024