Dy balete në një natë!

Dy balete në një natë!

🌟Dy emra të shquar të skenës ndërkombëtare në fushën e baletit, Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja, sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dy balete të veçanta: La Stravaganza dhe Intricate Threads of Humanity.

✨Këto dy vepra artistike janë një eksplorim i thellë i përvojës njerëzore, ku baleti bëhet gjuha universale që shpreh ndjenjat, kontrastet dhe kompleksitetin e jetës.

🎶Krijuar nga Angelin Preljocaj, një nga koreografët më të njohur bashkëkohorë me origjinë shqiptare, La Stravaganza është një vepër që ndërthur elementet e traditës me ato të modernitetit. Me një koreografi të fuqishme dhe ekspresive, ky balet eksploron kalimin mes epokave, ndikimin e ndryshimeve kulturore dhe përplasjen mes botës së vjetër dhe asaj të re. Një balet i cili ka një vërshim të së shkuarës në të ardhmen, njësoj sikur koha të ishte një rreth pa mbarim, një përjetësi.

🤗Ndërkohë, koreografi Erion Kruja, një tjetër artist shqiptar me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, sjell PREMIERË ABSOLUTE në skenën e TKOBAP-së “Intricate Threads of Humanity”, një vepër që zhytet në thellësitë e sjelljes dhe emocioneve njerëzore.

🎶Me një qasje të guximshme ndaj koreografisë dhe një ndjeshmëri të veçantë ndaj muzikës dhe skenografisë, Kruja krijon një eksperiencë të paharrueshme për publikun.

Një shfaqje të cilën nuk duhet ta humbisni!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

TKOB

24/02/2025 – 27/02/2025

19:00

Subscribe to our Newsletter!