Colour Day Festival Albania Part 2

Colour Day Festival po rikthehet për pjesën e dytë të edicionit të tij të pestë më 27 korrik 2024 në Spectapolis, stadiumi Selman Stërmasi, pas ndërprerjes nga reshjet e shiut. Ky event premton të jetë një ngjarje që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë! Ngjyra, emocione, tinguj dhe drita janë vetëm disa nga fjalët kyçe të këtij festivali që ngre peshë zemrat e çdo pjesëmarrësi dhe shndërrohen në kujtimet më të bukura. Dhe, më e mira e të gjithave? Është FALAS për ata që regjistrohen!
Në Colour Day Festival, ju pret një lineup fantastik me artistët më të nxehtë të momentit, zona interaktive dhe argëtimi për çdo grupmoshë, dhe mbi të gjitha, një eksperiencë unike që do t’ju bëjë të riktheheni në fotot dhe videot e asaj dite gjatë gjithë vitit, duke pritur edicionin e ardhshëm.
Për ata që duan të shmangin radhët kemi dhe Priority Pass, që ju siguron hyrje të dedikuar dhe të shpejtë. Në pjesën e parë të këtij edicioni provuam t’ju jepnim një show për t’u mbajtur mend, por tani jemi të bindur që do të mbeteni pa fjalë.
Colour Day Festival është vendi ideal për të kaluar kohë cilësore me miqtë tuaj, duke u bërë ylli i shfaqjes e ku ngjyrat e pafundme do t’ju zbukurojnë gjatë gjithë eventit.
Pra, mos e humbisni! Shihemi më 27 KORRIK 2024 në stadiumin Selman Stërmasi për një eksperiencë që s’do ta harroni kurrë!

“Selman Stërmasi” Stadium

27/07/2024 – 27/07/2024

Subscribe to our Newsletter!