“𝗣Ë𝗥𝗕𝗥𝗘𝗡𝗗𝗔”- ekspozitë e Kristian Zara në Tiranë
GAT (𝗚aleria 𝗔rtit 𝗧iranë) ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e Enjte, 10 Tetor, ora 19:00, në çeljen e ekspozitës personale të artistit Kristian Zara!
Një prezantim që vjen jo vetëm si një mundësi ekspozimi, por edhe si panoramë e një rrugëtimi të gjatë artistik, i cili në kohë e vendndodhje të ndryshme, ka pësuar transformimet e veta, jo pak të rëndësishme për atë që Kristian Zara është dhe përfaqëson sot si artist.
Autori përqëndrohet në analizën introspektive të vetes, për të studiuar gjithë dimensionet e personalitetit të tij, të cilat më pas i shpjegon edhe si rezultat i ndikimit të marrëdhënieve që krijon me faktorë të jashtëm, në periudha, situata apo rrethana të ndryshme.
Nga vizatimi, instalacioni e video-art, deri tek teknika e përzierë, kjo ekspozitë vjen e ndarë në katër seksione kryesore, që tregojnë për katër fazat përgjatë të cilave vetë autori ka kaluar deri më sot
Ekspozita “𝗣Ë𝗥𝗕𝗥𝗘𝗡𝗗𝗔” nga artisti Kristian Zara vjen në vazhdimësi të konceptit kuratorial të këtij viti në 𝙂𝘼𝙏:
“𝗦𝗶 𝗶𝘀𝗵𝗶𝗺, 𝘀𝗶 𝗷𝗲𝗺𝗶, 𝘀𝗶 𝗻𝗱𝗶𝗵𝗲𝗺𝗶 – 𝗩𝗲𝘁ë𝗺, 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸ë”
Galeria e Artit Tiranë, Kavaja St 5 (Tirana)
10/10/2024 – 10/10/2024
19:00