Brez pas Brezi- Concert at Opera and ballet

Brezi pas brezi e trashëgojmë traditën e këngës dhe valles shqiptare!🇦🇱

Në kuadër të projektit “Edukim përmes Artit”, Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve ka përcjellë për muaj me radhë vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezi i ri.

✨Në përmbyllje të këtij programi, artistët e Ansamblit Popullor, së bashku me brezat e rinj të talentuar, do të sjellin në skenën e TKOBAP-së një mbrëmje kushtuar pasurisë sonë folklorike.

🎶Nga Veriu në Jug, tradita do të bashkojë në një skenë të vetme; Shkollën Kombëtare të Baletit, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Shkollën “Qemal Stafa”, Shkollën “Ismail Qemali”, Shkollën “Gramoz Palushi”, International Dance Academy Albania, Virtuozët e vegjël, ALBA FOLK, Liceun Artistik “Jordan Misja”, trupën e valles dhe korin e Ansamblit Kombëtar.

13/03/2025 – 13/03/2025

Subscribe to our Newsletter!