Planifiko vizitën
Jeni konfuzë për udhëtimin tuaj në Tiranë? Këtu do gjeni një listë informacionesh për të cilat keni nevojë, të cilat do jua bëjnë udhëtimin tuaj në Tiranë më të lehtë. Informacionet të tipit: si të vish në Tiranë; ku të akomodohesh, që nga hotelet më luksoze deri të akomodimet private; transporti dhe gjithë informacionet praktike si moti në Tiranë, apo harta e Tiranës, ju ndihmojnë që të planifikoni tërësisht pushimet tuaja në qytetin tonë. Hotelet shqiptare kanë stil, shumica janë hotele butik, dhe kanë mesatarisht 50 dhoma ose më shumë. Tirana nuk është qytet i shtrenjtë, dhe shumë hostele ofrojnë çmime shumë ekonomike, në mënyrë që ju ta shijoni plotësisht qëndrimin tuaj