Eksploro Tiranën
Sapo ke mbërritur në Tiranë dhe nuk di nga t’ia nisësh për ta eksploruar? Ne ju ofrojmë një sërë rekomandimesh dhe artikujsh që ju ndihmojnë të kaloni bukur në qytetin tonë. Tirana ka dy anë: është metropoli i politikës, biznesit, muzikës, arteve dhe jetës së natës dhe nga ana tjetër është një qytet i rrethuar nga kështjella, male dhe bukuri natyrore. Ngjitja në Malin e Dajtit, Eksplorimi i zonave të gjelbra rurale, udhëtimi me biçikletë, ushqimi në restorantet tradicionale të qytetit, janë vetëm disa nga shumë opsione që Tirana ju ofron!