Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the location-weather domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u755995758/domains/visit-tirana.com/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Il trittico - nga Giacomo Puccini - Visit Tirana

Il trittico – nga Giacomo Puccini

Il trittico – Tri opera në një natë
“Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Giacomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: VDEKJA
“Është natë. Mbi Senë është ankoruar një varkë e vjetër…” kështu nis “Il Tabarro” një histori dashurie me fund tragjik në Parisin e romancave të mëdha.

“Suor Angelica” na çon në shekullin e 17-të. Në një manastir murgeshash. Një vajzë vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet.

Gianni Schichi, personazhi më interesant i Firences së atyre viteve, e gjen veten në kostumin e një pasaniku që sapo ka ndërruar jetë, por ka lënë një testament që ka mërzitur familjarët. I shtirur si një pasanik në shtratin e vdekjes për të lënë testamentin e ri, Gianni i bën lëmsh të gjithë me bëmat e tij.

Tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, me mbështetjen e Fondazzione Festival Pucciniano dhe Institutit Italian të Kulturës, në 100-vjetorin e vdekjes së Puccini-t.

“Il Trittico”, vepra që nuk duhet ta humbisni, do të vijë në TKOB në datat 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars.

Biletat i gjeni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00

Sheshi Skenderbej

29/02/2024 – 03/03/2024

19:00

Subscribe to our Newsletter!