Cirku i Tiranës
Cirku i Tiranës u krijua në 1952 nga artistet e njohur shqiptarë: Telat Agolli, Bajram Kurti, Xhuzepina Prendi (Shkurti), Bardhyl Jareci, dhe Abdyl Karakashi. Tenta e tij gjigande dikur ndodhej pranë Bulevardit Zogu I, afër qerndrës së Tiranës. Cirku ka patur vitet e tij më të sukseshme gjatë regjimit komunist, dhe ka patur vështirësi në 1990-2010 kur personeli u reduktua.
Programi i Kombeve të Bashkuara financoi disa aktivitete të cirkut në 2010 dhe Cirku i Tiranës ka shtuar aktivitetet dhe performancat.
Cirku i Tiranës është nën administrimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Cirku është i njohur si vendi që punësonte atletet më të famshëm shqiptar si punonjës të tij. Sot jep performance cdo jave, të dielave, dhe është ende popullor pavarësisht vështirësive ekonomike me te cilat perballet.
Sot Cirku nuk ka nje godine fikse, nderkohe qe artistet levizin sa ne nje ambient ne tjetrin per te dhene shfaqjet e tyre.