Muzeu “Shtepia e Gjetheve”

  • Shtëpia e Gjetheve është muzeu me intrigues në Shqipëri. Konsiderohet njësoj si selia e STASIT në Gjermaninë Lindore. Gjethet kanë kuptimin e gjërave të fshehura që publiku nuk i dinte në atë regjim. Gjithë kuriozët që duan të dinë se cfarë fshihet në qendrën famëkeqe të sigurimit të shtetit, e njohur ndryshe si Shtepia e Spiuneve, do të largohen pa fjalë. Shtëpia e gjetheve u ndërtua në 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë.

    Gjatë luftës së dytë botërore ajo u përdor nga Gestapo si zyre hetimi, dhe pas Luftës së dytë botërore, u përdor nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, si seli investimi, por dhe torture per kundërshtaret e regjimit. Brenda saj do shihni fakte dhe histori të persekutimeve të kundërshtarëve politikë, por dhe histori spiunazhi, pajisje të kohës që përdoreshin për gjithë këto investigime dhe përndjekjeje të vazhdueshme ndaj njerëzve të dyshuar.

    Në janar 2015 idea për ta transformuar këtë shtëpi në museum iu prezantua publikut. Ajo ndodhet në zemër të qytetit, përballë kishës Ortodokse dhe pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Muzeu është hapur për publikun që në 23 Maj 2017.

    Rruga Deshmoret e 4 Shkurtit, Tirana 1000, Albania

    +355699676116

    https://muzeugjethi.gov.al/

    info@muzeugjethi.gov.al

    Orari

    Cdo dite 09:00 – 19:00

    E diela e fundit e cdo muaji, falas

    Subscribe to our Newsletter!