Mozaiku i Tiranës
Mozaiku i Tiranës është monument kulture i kategorisë së I-rë shpallur me Vendimin Nr. 1886, date 10.06.1973. Mozaiku i Tiranës është zbuluar në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një banese në bllokun Partizani.
Gërmimet arkeologjike këtu nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku narteksi dhe naosi kanë dysheme të shtruar me mozaikë. Kisha e Tiranës paraqet një ndërtesë me aks gjatësor të orientuar nga veri-lindja që përbëhet nga nje sallë qëndrore (naos) dhe parasallës (pronaos). Salla qëndrore është e shtruar me mozaikë përfundon me absiden gjysmërrethore në një nivel më të lartë se parasalla.
Ambiente të tjera u gjetën në anën veriore dhe anët e tjera të ndërtesës. Kemi të bëjmë me një ndërtesë të kthyer në një kohë të dytë në kishë, që kuptohet nga krijimi i parasallës, në mozaikun e të cilës ka simbole të kultit si kryqe, peshq e shpendë, ndërsa mozaiku i sallës ka më tepër dekor gjeometrik. Kështu që kisha mund të datohet si e gjysmës së I të shekullit te IV, kur akoma nuk ishte formuar qartë tipologjia arkitekturale.Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur i përket artit paleokristian. Mozaiku shtrohej mbi një shtresë që nivelonte kalldrëmin prej zajesh lumi duke përdorur llaç gëlqere dhe pluhur tjegullash. Mozaiku i Tiranës është restauruar në vitin 1976.
Street: Sander Prosi