Sheshi Skënderbej

  • Monumenti i Skënderbeut është një monument në sheshin Skënderbej i cili konsiderohet prej më shumë se 50 vitesh si qendra e Tiranës. Ky monument përkujton Skënderbeun, nje fisnik të shekullit të 15-të, i cili është heroi kombëtar shqiptar për rezistencën kundër Otomanëve. Ai eshte Mbreti ynë Artur ose Uilliam Tell. Skulptura u krijuar nga artisti Odise Paskali. Monumenti është 11 metra i lartë dhe është inaguruar në vitin 1968 në 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Sheshi Skënderbeji është si një vend takimi për të gjithë shqiptarët. Është vendi ku ndodhen thuajse të gjithë sajtet kulturore të Shqipërisë dhe Tiranës, si: Muzeu Kombëtar, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Pallati i Kulturës, Libraria Kombëtare, Teatri i Operas dhe Baletit, Banka Kombëtare dhe pas tij ndodhen të gjitha ndërtesat qeveritare.

    Sheshi Skënderbej u rihap në 10 Qershor 2017, pas një restaurimi të madh. Sheshi është kthyer në një pedonale gjigande, më e madhja në Ballkan sipas Erion Veliaj. Elementet e reja të sheshit janë: afërsisht 28 000 metra katror janë shtruar me pllaka nga të gjitha trevat e shqipërisë. Sheshi i shtruar me pllaka guri ka formën e një piramide te cekët, ku pika më e lartë ndodhet në mes me 1.80 metra lartësi. Ideja e kësaj është se: gjithësecili mund të qëndroj këtu dhe të ndihet i rëndësishëm. Dhe të gjithë gurët që janë marrë nga të gjitha trevat shqiptare simbolizojnë bashkimin e të gjithë shqiptarëve.

    Sheshi ka më shumë se 100 shatërvane me ujë të ftohtë për ta mbajtur vendin të freskët gjatë verës. Sheshi Skënderbej, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Banka Kombëtare rrethojnë sheshin e shtruar me gurë, ndërsa pas këtyre ndërtesave janë mbjellur pemë të marra nga të gjitha territoret e Shqipërisë. Parqe të vogla, stola, lule, platforma për të bërë foto dhe një altar për martesa këto të gjitha ndodhen në shesh. 32 metra katror janë mbjellë me pemë të ndryshme aromatike dhe 90 000 metra katror është pedonale, ndërsa parkingu nëntokësor ka hapësirë për 300 makina.

    The center of Tirana

    +00355692078553

    https://www.facebook.com/VisitTirana

    https://www.instagram.com/visit_tirana/

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!