Mbi Miqësinë – performancë interaktive e kërcimit bashkëkohor

Miqësia është një lidhje e thellë dhe e ndërsjellë midis individëve, e cila karakterizohet nga besimi, respekti dhepërkujdesja. Megjithatë, pse nuk mendojmë për miqësinëedhe si një akt politik?
“Mbi Miqësinë” është një performancë interaktive e kërcimit bashkëkohor që interpreton miqësinë si “njëmënyrë jetese”. Performanca ndërthur koregrafinë intime, tekstet ngacmuese, dhe aktivitete me bazë ndërvepriminpër të folur mbi tema si solidariteti, mirëbesimi dhe rezistenca.
Hyrja falas – Na u bashkoni!
16-17-18-19, Janar 2025
19:00
Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana
Një performancë dhe instalacion nga Was bleibt kolektiv | Gentian Doda
Në partneritet me: Heinrich Böll Stiftung, Zyra në Tiranë
Regjia & koreografia: Gentian Doda
Interpretues dhe bashkëpunëtorë: Rosella PellicciottiFjorald Doci Rafael Hoxhaj
Muzika: Cezar Aliaj
Kostumografi: Ardi Asllani
Instalacioni i kuruar nga: EJAlbum
Fotografia: Andis Rado
Dizajni: Hina Shkembi
Partner pritës: Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana

Metropoli Theater

16/01/2025 – 19/01/2025

19:00

Subscribe to our Newsletter!