“Tosca” opera në Tiranë

Me solistët, korin dhe orkestrën e TKOB, nën drejtimin e pasionuar të maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli, jeni të ftuar të ndiqni 4 netë unike me 2 kastë të ndryshëm artistësh. TKOB prezanton “Tosca”, një rrëfim për marrëdhënien komplekse mes një këngëtari të pasionuar, një artisti idealist dhe një shefi policie sadist, i cili do të jetë në skenë në datat 6, 7, 8, 10 nëntor (2024).

Kjo histori e jashtëzakonshme, mes notave magjike të Puccini, risjell pas 13 vitesh mungesë në skenën e TKOB, tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu, pranë të cilit do të interpretojë sopranoja e skenës së madhe botërore, Krassimira Stoyanova, ndërsa në rol. antagonist vjen baritoni Carlos Almaguer.

Vjen me një produksion të jashtëzakonshëm të “Fondazione Festival Torre del Lago”, i cili feston 100-vjetorin e Puccinit duke sjellë në TKOB një regjisor të nivelit botëror si Manu Lalli.

Biletat mund t’i blini çdo ditë në arkat e TKOB nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Gjatë ditëve të shfaqjes, 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10.

TKOB, Teatri i Operas dhe Baletit (Tirana)

06/11/2024 – 10/10/2024

19:00

Subscribe to our Newsletter!