Xhamia e madhe e Tiranës

  • Xhamia e Namazgjasë (Xhamia e Namazit), Xhamia e Madhe e Tiranës, është më e madhja në Ballkan.

    Kjo strukturë madhështore u perurua në Tiranë, Shqipëri, më 10 tetor 2024, pas një periudhe ndërtimi dhjetevjerare.

    Pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, shqiptarët myslimanë kanë  shprehur vazhdimisht shqetësimin për mungesen e një xhamie të madhe dhe qëndrore.  Shumë shpejt në Shqipëri u ngritën dy katedrale, (ortodokse dhe katolike), por xhamia ka munguar për kaq kohë. Nevoja për xhaminë u nënvizua nga pakësimi i numrit të xhamive në qytet, i cili ishte ulur nga 28 në vitin 1967 në vetëm tetë. Xhamia kryesore ekzistuese, Xhamia Et’hem Beut, e ndërtuar gjatë epokës osmane, mund të strehonte vetëm 60 besimtarë, duke çuar në mbipopullim gjatë festave islame. Besimtarët faleshin në rrugë në Sheshin Skënderbej ose përballë Xhamisë së Rrugës së Kavajës. 

    Nisma për ndërtimin e xhamisë u vu në lëvizje në vitin 1992 kur presidenti i atëhershëm Sali Berisha vuri gurin e themelit pranë sheshit Namazgah, ngjitur me parlamentin shqiptar. Megjithatë, ndërtimi u ndesh me vonesa për shkak të kundërshtimeve të kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori.

    Vendimi kryesor për të vazhduar me ndërtimin e xhamisë u mor në vitin 2010 nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

    Me financim prej 30 milionë eurosh (34 milionë dollarë), një pjesë e konsiderueshme e të cilave erdhi nga Presidenca e Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 2015.

    Ceremonia e inaugurimit në vitin 2015 u hap në praninë e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Hapja zyrtare e xhamisë u bë më 10 tetor 2024, ku fjalime në ceremoni mbajtën presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

    Kjo xhami shihet dhe si atraksion turistik përvec Xhamisë së Et’hem Beut e cila aktualisht është shumë e vizituar, si xhamia kryesore në qendër të qytetit.

    Nga stili i arkitekturës, xhamia merr frymëzim nga dizajni klasik osman, me katër minare, secila prej 50 metrash të larta dhe një kube qendrore që arrin 30 metra lartësi.

    Kati përdhe përfshin një qendër kulturore dhe objekte të ndryshme. E shtrirë ne një parcelë 10,000 metra katrorë ngjitur me ndërtesën e parlamentit të Shqipërisë, xhamia mund të mbajë deri në 8,000 persona brenda ambienteve të saj, dhe rreth 2,000 të tjerë jashtë, duke lejuar gjithsej 10,000 besimtarë. 

    Bulevardi Zhan D’ark

    +04 223 0492

    https://www.facebook.com/TiranaGrandMosque

    http://www.tiranagrandmosque.com/

    info@kmsh.al

    Open 24 hours

    Subscribe to our Newsletter!