Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the location-weather domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u755995758/domains/visit-tirana.com/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tirana ende larg turizmit të qëndrueshëm - Visit Tirana

Tirana ende larg turizmit të qëndrueshëm

Visit Tirana ka dhjetë vjet që promovon turizmin në Tiranë, duke u fokusuar më shumë në autenticitetin, vendet kulturore, historinë e qytetit tonë, atraksionet unike dhe natyrën e jashtëzakonshme. Turistët po vijnë në një numër të madh. Por çfarë po marrin nga Tirana? Cila është shija me të cilën ata largohen nga vendi ynë? A kthehen? Nëse do të ktheheshin, çfarë do të bënin herën e dytë? Çfarë do të vizitonin?

Të gjitha këto pyetje që duhet të bëjë një organizatë e menaxhimit të destinacionit mungojnë. Turistët nuk lënë një përshtypje të asaj që u pëlqeu dhe çfarë duhet ndryshuar. Destinacioni është i papërgatitur për atë që duhet të ndryshojë për vitin e ardhshëm në mënyrë që turistët të jenë të kënaqur. Nëse nuk e masim kënaqësinë e vizitorëve, nuk dmë çfarë të ofrojme vitin e ardhshëm, veçanërisht për vizitorët e përsëritur.

Asgjë e re

Ne shohim turistë që ecin në grupe të mëdha kudo në Tiranë. Ata bëjnë të njëjtin itinerar nga sheshi Skënderbej në sheshin Nënë Tereza. Udhëtimet në këmbë në Tiranë janë pothuajse të njëjta për të gjithë operatorët turistikë. Çfarë ndryshon eshte profesionalizmi i guidave turistike. Disa guida turistike janë të rinj dhe jo të apasionuar pas historive; tregojnë vendet dhe nuk interpretojnë historinë tonë.

Ka edhe guida turistike profesionistë që duke ecur në të njëjtin bulevard, tregojnë më shumë histori për shqiptarët, duke i bere me te interesuar turistet. Te mos themi pastaj qe ka dhe guida te huaja (ilegale) qe nuk dime se cfare tregojne ata per historine tone.

Atraksionet më të vizituara janë të njëjta: Shtepia e Gjetheve dhe Bunkart. Disa institucione të rëndësishme kulturore, si Muzeu Historik Kombëtar, Mozaiku, Galeria e Arteve, janë mbyllur. Artizanët nuk janë të përfshirë në ture. Fituesit e mëdhenj te turizmit janë operatorët turistikë dhe hotelet, baret dhe restorantet. Shumë fshatra të Tiranës nuk shohin fare turistë për shkak të transportit dhe mungesës së përfshirjes në paketat turistike. Po keshtu dhe zonat qe jane prane keshtjellave, apo disa rrenojave historike. 

Nevojitet ndryshim…
Visit Tirana ka vite që është në kontakt me turistët dhe tashmë po orienton ofertën drejt turizmit të qëndrueshëm. Turizëm i qëndrueshëm nuk nënkupton vetëm zgjerimin e sezonalitetit gjatë gjithë muajve të vitit, por edhe turizëm që ruan historinë, kulturën dhe atraksionet tona autentike, turizëm që mbron qytetin dhe mjedisin dhe mbi të gjitha turizëm që sjell të ardhura për komunitetin , per biznese te vogla, per zejtare, per restorante dhe bare.
Visit Tirana ka nisur nismën e re GREEN TIRANA.
Kjo faqe do t’i ofrojë Tiranës një ofertë tjetër: produkte të qëndrueshme, duke filluar me promovimin e transportit të gjelbër, përvojat autentike, madje edhe blerjet miqësore me mjedisin.
Nëpërmjet Green Tirana, ne do të promovojmë përvoja kryesisht autentike në Tiranë, kryesisht komunitete të angazhuara. Pra, turistët mund të jenë pjesë e komunitetit duke përjetuar se si jetojmë ne vendasit, çfarë bëjmë, si hamë, çfarë vishemi dhe si festojmë.
Por ne nuk mund ta bëjmë këtë hap vetëm. Është një hap i madh dhe thelbësor drejt një revolucioni në turizëm, nga turizmi masiv dhe i çorganizuar në turizëm të qëndrueshëm. Për të realizuar këtë mision, ftojmë të gjithë bizneset që duan të mbështesin këtë lloj turizmi në Tiranë t’i bashkohen rrugëtimit tonë të qendrueshem.
Le të promovojmë së bashku trashëgiminë tonë kulturore, natyrën dhe turizmin e qëndrueshëm para se të jetë tepër vonë.
Në vendin tonë nuk ka ende DMO apo organizatë publiko-private qe te kujdeset për turizmin dhe hapat e turizmit të qëndrueshëm. Bizneset tona turistike ende nuk janë të certifikuara si eco friendly me parimet e turizmit te qendrueshem. Qeveria jonë ende nuk po punon për te nxjerre udhëzime te sakta qe te gjitha bizneset te jene ne nje linje per te ndjekur axhenden e turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem.
Kemi një rrugë të gjatë për të ndjekur hapat e vendeve të tjera të zhvilluara drejt qëndrueshmërisë.

Bashkohuni tani! Dhuroni tani!

Kontakt: contact@visit-tirana.com, 0692078553,

info@greentirana.com

Share this article

Other News to Read

Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe

Historia e Alfabetit të Gjuhës shqipe si dhe përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe kundër gjithë shteteve…

Kush janë shqiptarët sipas Edith Durham

Pasardhës të arianëve të parë dhe të ilirëve, trakëve apo epirotëve të kohës klasike, – shqiptarët janë raca…

Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

Koleksionet Veneciane ne Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë- ekspozitë nga 21 Tetor ne 17 Nentor, 600 libra dhe harta…

Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit

Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit. Historia e Flamurit tone

Subscribe to our Newsletter!