Dhoma e Pasme- Ekspozite Buron Kaceli
“Dhoma e Pasme” vjen këtë prill, me vepra të përzgjedhura nga karriera e gjatë e piktorit Buron Kaceli. Buron Kaceli (Mjeshtër i Madh), i takon brezit të mesëm të artistëve, i cili është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, shquar për modelimin piktorik sipas shkollës europiane të pikturës franceze. Kjo ekspozitë, përveçse feston artin dhe karrierën e gjatë të artistit, nëpërmjet tij, njëkohësisht tenton të kushtëzojë përkatësinë e kulturës popullore si element bashkëkohor urban.
Buron KACELI (Mjeshtër i Madh), u lind më 25 Janar të vitit 1948 në qytetin e Tiranës, por me përvojën e tij jetësore e artistike është vlerësuar disa herë më tituj të rëndësishëm nga qyteti i tij i origjinës, Klosi. Sot ai mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi”. Rrugëtimi i tij në art nisi në vitin 1960 me studimet në Liceun Artistik Jordan Misja. Më pas studioi për pikturë në Akademinë e Arteve, nga viti 1964 deri në vitin 1970. Ndër vite ka dhënë kontributin e tij në institucione të ndryshme arsimore, artistike e kulturore, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në secilin prej tyre. Ka marrë pjesë në disa nga ekspozitat organizuara të Galerisë Kombëtare të Arteve jashtë vendit, si dhe ka çelur një numër të madh ekspozitash personale që nga viti 1975 e deri në ditët e sotme.
Tirana
12/04/2024 – 05/05/2024
18:00