Pashket Katolike në Tiranë
Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.
Nё festёn e Pashkёve kremtojmë misterin e madh, themelin e fesë e të shpresës së krishterë: Jezusi i Nazaretit, i Kryqëzuari, u Ngjall prej së vdekuri në të tretën ditë, sipas Shkrimeve. Lajmin që engjëjt i dhanë Marisë nga Magdala dhe grave që kishin rendur tek varri në agimin e ditës së parë pas së shtunës, e dëgjojmë edhe sot me emocion: “Pse e kërkoni të gjallin ndër të vdekur? Nuk është këtu! Është ngjallur!”. (Lk. 24, 5-6)
Zakonisht shqiptaret katolike shkojne ne Kishe per ceremonite e rastit dhe me pas festojne ne familje
Tirana, Catholic Churches
31/03/2024 – 31/03/2024
10:00